Situata në Infektiv, serioze! Edhe mosha të reja, ja sa pacientë janë në terapi intensive dhe sa të intubuar

Dite me bilanc shumë të rëndë kjo e sotmja në vend, ku koronavirusi u mori jetën 4 pacienteve të shtruar në Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije sot se situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.

“Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde”- tha Genta Qirjako, nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ministria apelon fort per shume kujdes, zbatim strikt të rregullave, mbajtje të maskës dhe distancës.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë që janë në kushte shtëpie, të respektojnë detyrimin ligjor për të qëndruar të izoluar, për të mos rrezikuar shëndetin e të tjerëve”-apeloi MSH.

COVID-19 – Statistika (11 Korrik 2020)
Testime totale 31933
Raste pozitive 3371
Raste të shëruara 1881
Raste Aktive 1401
Humbje jete 89 (Qarku Tiranë 47, Durrës 14, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 14, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1)

SHKARKO APP