Situata në Këshillin Bashkiak, Berisha: Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin ndaj Tedi Blushit

Sali Berisha ka reaguar në lidhje me përplasjen fizike në Këshillin Bashkiak të Tiranës mes Tedi Blushit dhe Halit Valterit. Sipas Berishës, sulmi ndaj Tedi Blushit është një akt rrugaçërie, ndërsa ftoi të gjithë qytetarët që ti bashkohen protestës para bashkisë te enjten në orën 11:00.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt rrugaçërie të tij dhe këshilltarëve të tij dhe i them se personalisht do bëhesh përgjegjës për aktin më të vogël të dhunës dhe rrugaçërive ndaj këshilltarëve”, tha Berisha.

Mësohet se Valteri ka kallëzuar në polici për dhunë sekretarin e Përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushin. Incidenti solli edhe reagimin e kryebashkiakut Erion Veliaj i cili paralajmëroi se do të kërkojë masa ligjore ndaj çdo akti rrugaçëror, siç e quajti përplasjen mes dy këshilltarëve.

Nga ana tjetër, kreu i PL-së, Ilir Meta akuzon Erion Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës dhe këshilltarin socialist, Halit Valteri, për sulmin ndaj Tedi Blushit.

SHKARKO APP