Situata në Lindjen e Mesme, Florian Arapi: Ja pse Izraeli i frikësohet përballjes me Libanin

Publicisti Florian Arapi, duke komentuar luftën në Lindjen e Mesme dhe tensionet e larta mes Izraelit dhe Libanit për shkak të përballjes ushtarake me Hezbollah, tha se me Libanin, Izraeli e ka pasur gjithmonë të vështirë.

”Nga përballjet e 1982 dhe 2006 mes Izraelit dhe Libanit nuk ka pasur fitues. Sot Izraeli e njeh frikën ose e tregon frikën e përballjes me Hezbollahut. Hezbollahu nuk është si Hamasi. Arsenali që mendohet se ka Hezbollahu është 1 mln raketa, dhe ky është një kërcënim shumë i madh për Izraelin.

Izraeli ka aplikuar politikën e qenit të tërbuar. Pra edhe nëse e ka ditur se do të sulmohet, e ka lejuar sulmin, për të reaguar si qen i tërbuar, duke fituar territore me këtë strategji, pasi ka reaguar shumë ashpër”, tha Arapi.

SHKARKO APP