Situata në Maqellarë, LSI nxjerr fotot: Po shesin njëri-tjetrin, Rilindja u kap me para në dorë
Dega e LSI-së në Bulqizë thotë se situata në Maqellarë, aty ku eksponentë të Rilindjes u kapën me para, thotë se ata po shesin njëri-tjetrin. ”Aq ngushtë janë zënë drejtuesit e sektit Rilindja në Dibër, Dionisi &Co, saqë në vend që minimalisht të distancohen ose tek e fundit të heshtin përballë turpit të tyre të faktuar, ata mundohen të sheshin njerëzit e tyre si eksponentë të LSI”.
Postimi i plotë
Janë zënë aq ngushtë sa po shesin edhe njëri-tjetrin. Ditën e djeshme të gjithë qytetarët panë me zë dhe figurë sesi eksponentë të “Rilindjes” në Dibër u kapën në flagrancë, gjatë tentativës për të blerë me para në dorë votat e qytetarëve në Maqellarë.
Aq ngushtë janë zënë drejtuesit e sektit Rilindja në Dibër, Dionisi &Co, saqë në vend që minimalisht të distancohen ose tek e fundit të heshtin përballë turpit të tyre të faktuar, ata mundohen të sheshin njerëzit e tyre si eksponentë të LSI.
Se për kë punojnë, se për kë blejnë vota, dhe se eksponentë të kujt janë këtë e vërtetojnë fotot e mëposhtme, por pa asnjë dyshim do e vërtetojnë edhe organet e hetimit.