Situata në PD, nënkryetari Çollaku: S’ka më bashkim, Berisha preferoi si ”fantazmë” si partia e Metës
Nënkryetari i Partisë Demokratike së vulës ose zyrtare, Kreshnik Çollaku thotë se nuk ka më bashkim me grupin e Sali Berishës, pasi kanë bërë çdo përpjekje, por sipas tij Berisha preferoi të ringrijë një fantazmë si LSI që i fali votat dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak.
“Është lojë karrigesh dhe kolltukësh. Kjo është një sfidë. S’kemi asnjë minutë kohë për tu marrë me telenovela. Të mblidhen ku duan, të bëjnë ca duan. Secili është në të drejtën e vet, por kohë të vazhdojmë të merremi me telenovelën e PD nuk kemi më. I kemi kushtuar çdo vjet për të bashkuar kokat. Është e pamundur sepse nuk ka asnjë lloj vullneti, situata e ndarjes po përdoret si kapital politik ose për tu mbrojtur nga sulmet e aleatëve apo ringritën nga varri të partive të tjera politike si LSI. Prandaj janë gati që të falin bashkitë socialistëve. Ua ofruam siglën pa asnjë lloj kushti, bën një proces të njëanshëm, u thamë ti japim siglën, u preferua të ngrihej një fantazmë si LSI, iu falën votat dhe këshilltarët. E njëjta histori po ndodh në Kukës”,-tha në ”Report TV”.
Sa i takon takimit mes deputetëve të Bardhit dhe Berishës, Çollaku tha se nuk kanë asnjë vlerë. Nënkryetari i PD tha se do nisin zgjedhjet në çdo degë të partisë në të gjithë vendin.