Situata në Rinas, Peleshi: Nuk do të ketë kontrollorë ushtarakë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në një prononcim nga qyteti i Korçës, u shpreh se Forcat e Armatosura nuk synojnë të marrin më shumë përgjegjësi nga çfarë u takojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Sipas tij, nuk do të jenë kontrollorët ushtarakë ata që do të marrin operacionet.

“Nuk janë kontrollorët ushtarakë, ata që do të marrin operacionet. Nuk jemi ne të licensuar, po flas tani në emër të tyre, të licensuar për Aviacionin Civil, kështu që kjo është edhe një arsye më tepër, përveç kufizimeve e ndalimeve të tjera, që nuk do të jemi ne pra, që do marrim përsipër rifillimin e operacioneve në aeroport.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka kërcënime edhe në rajonin tonë, që lidhen me orientimin e vendeve të rajonit, edhe në shtete të tjera, përpos SHBA-ve. Ne jemi pro Perëndimit gjithmonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komiteti i Mbrojtjes Civile ka vendosur të ngarkojë Ministrinë e Infrastrukturës që të marrë të gjitha masat për sigurinë e aeroportit”, u shpreh Peleshi nga qyteti i Korçës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?