Situata në Rinas/Të gjithë me maska dhe kontrolle të shumta (FOTO)

Prekja e Italisë nga virusi kinez, ka nxitur shtetin shqiptar që të shtojë masat e sigurisë. Në dogana dhe pika kontrolli janë pozicionuar stafe mjekësore që kontrollojnë çdo udhëtar që futet në territorin shqiptar. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme udhëtarët në Rinas u nënshtrohen kontrolleve që bëjnë stafet mjekësore.

Vetëm ditën e djeshme, me dyfishimin e personeleve mjekësore në pikat kufitare, janë vlerësuar dhe kontrolluar 4500 udhëtarë në total, të ardhur nga jashtë, veçanërisht nga Italia, ku koronavirusi ka shënuar viktimat e para., njoftoi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ajo tha se ministria ka protokollin kombëtar të punës për të përballuar situatën, sipas parametrave dhe udhëzuesve të OBSH-së. Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik, janë ata që trajnojnë bluzat e bardha në të gjitha shërbimet shëndetësore. Ministrja bëri të ditur, se strukturat e kujdesit shëndetësor në të gjithë Shqipërinë janë vendosur në gjendje gatishmërie.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?