Situata në Rrugën e Arbërit, Çako: Shkak dyndja nga qytetarët
Pas denoncimeve për bllokim në rrugën e sapo inaguruar të Arbërit, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako tha se kjo ka ardhur si shkak i dyndjes së qytetarëve.
”Situata në përgjithësi është nën kontroll. Akset më shqetësuese mbeten ato të zonës së Dibrës, por edhe rruga e Kombit, e cila ka filluar një reshje e lehtë bore.
Po punohet me operatorët për të siguruar lëvizjen e lirë të tyre.
Më duhet të sqaroj edhe çështjen e bllokimit të Rrugës së Arbrit, ku ka pasur një tendencë pas hapjes për t’u dyndur drejt kësaj rruge. Operatorët janë duke punuar, në të dyja krahët janë marrë masa”.