Situata në spitalet Covid/ Çomo: Personat nga 30-45 vjeç, vijnë në gjendje të rëndë

Ditët e fundit në Shqipëri kanë rezultuar të rënda sa i takon situatës së Covid-19. Mbi 2 mijë raste të reja janë regjistuar në 48 orë dhe situata në spitalet Covid nuk është e mirë. Shefja e Infektivit, Najada Çomo, bën me dije se është rritur shifra e moshave të reja që kanë nevojë për trajtim spitalor për shkak të koronavirusit.

”Kemi një shtim të numrave të shtruar në spitalet Covid. Kemi numër të shtuar të të infektuarve. Shtrimet janë në shifër dinamike, por me personat e shtruar që është ulur grupmosha e prekur e shtruar në spital. Pra kemi një trend të prekjes së moshave 30 apo 45 vjeçare dhe vijnë në situatë të rënduar nga ana shëndetësore.

Nuk kemi ndryshim të sjelljeve të virusit, por shtim të moshave të prekur në moshë më të re. Është mosha e re që ka kontakt më të shumtë me njëri-tjetrin dhe mbeten burim i madh infeksioni për veten dhe të tjerët.

Shifra tani që flasim është dinamike. Dikush po del, dikush po shtrohet, dikush po pret të bëjë analiza. Për të mos hapur panik, kemi shtretër të lirë, por të mos gëzojmë shtretërit e lirë, por mbajtjen e maskës dhe ruajtjen e distancës fizike”,-tha Çomo, e cila i ka marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer.

SHKARKO APP