Situata në spitalet Covid, qytetarët ankesa për mosinformim

Situata në spitalet Covid në Tiranë ka bërë hapjen e spitaleve rajonale, duke i dhënë frymëmarrje urgjencave në Tiranë. Situata në spitalet Covid paraqitet relativisht e qetë, ndonëse nuk mungojë rastet urgjente. Qytetarët më së shumti ankohen për mungesën e informimit mbi gjendjen e familjarëve të tyre.

Në spitalin “Shefqet Ndroqi” një familje nga Korça ende nuk di sesi është gjendja e pacientes që prej mbrëmjes të së martës. Edhe të tjerë qytetarë nga rrethet vuajnë mungesën e informacionit. Në pamundësi për të mësuar më tepër, detyrohen të qëndrojnë me orë të tëra në pritje.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se hapja e spitaleve rajonale nuk do të thotë se urgjencat do të qëndrojnë jashtë Tiranës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në katër spitalet Covid ka ende shtretër të lirë, në një kohë kur është vënë në zbatim edhe skenari i radhës për hapjen e dy spitaleve rajonale.

SHKARKO APP