Situata në Veri, deputeti i PDK-së sulmon Lajçak e Borrell: Heshtën para Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj thotë se Miroslav Lajçak dhe Joseph Borrell heshtën para Kosovës. Ai sulmoi dy diplomatët duke thënë se nuk e kanë bërë punën e ndërmjetësimit si duhet.

“Unë nuk po shoh iniciativë nga ana e Borrell dhe Lajçak të cilët janë fshehur, të cilët s’po mbajnë qëndrim për çfarë ka ndodhur në Kosovë në një kohë kur vet Borrell dhe Lajçak kanë pasur përgjegjësi si ndërmjetësues në një dialog të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ata të cilët kanë qenë në krye të tavolinës mes shtetit të Kosovës dhe shtetit serb, të heshtin, mos të marrin iniciativë për vendosje të sanksioneve në raport me Serbinë, mos marrjen iniciativë që këta kriminelë t’i dorëzohen drejtësisë kosovare, të mos kenë vizion politik se si do të duket e ardhmja e dialogut, na bën me dije se Kosova pas 24 shtatorit ka hyrë në një fazë komplet të re të historisë së saj”,-tha Hoxhaj.

SHKARKO APP