Situata nga koronavirusi/ Sejko: Nuk ka vend për panik, nesër kryeministri prezanton planin e masave, sektori bankar funksionon normalisht

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se në këtë kohë ku flitet) për përhapje të mundshme të koronavirusit, nuk ka vend për panik.

Sejko u shpreh se nesër kryeministri, sic ka lajmëruar, do të prezantojë planin e masave, ndërsa theksoi se sektori bankar funksionon normalisht.

“Kryeministri ka thënë se nesër do tëg shpallet plani i masave. Ne si BSH kemi marrë masa parandaluese, janë shpërndarë këto masa, ne vetë si institucion kemi marrë masa. Ne si BSH jemi përgjegjës për cashin. Gjithë cashi dhe pagesat janë në një server në Bankën Qendrore. Duke pasur parasysh situatën, ne kemi menduar që të mos ndalet funksionimi i cashit dhe pagesave. Nuk ka vend për panik. Bankat nuk fusin të gjithë klientët bashkë, por me distancë. Sektori bankar funksionon normalisht”, tha Sejko.

Gent Sejko theksoi se Banka e vazhdon punën në mënyrë normale, kurse nënvizoi se mund të thuhet se jemi aktualisht në luftë me koronavirusin.

Virusi erdhi dhe jemi në luftë me të. Jemi shumë afër me Italisë dhe sigurisht do të vinte tek ne. Kjo është arsyeja pse janë pezulluar edhe fluturimet. Të shpresojmë që të mos ketë raste të tjera ose të ketë sa më pak. Banka është me staf të reduktuar, por funksionon normalisht”, deklaroi Sejko.

SHKARKO APP