Situata nga zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: U shuan 33 vatra, ja sa janë ende aktive
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim lidhur me situatën e zjarreve në vend.
Ministria njofton se në 24 orët e fundit janë shuar 33 vatra zjarri ndërsa vijojnë të jenë aktive në zonën pyjore Bode, Bashkia Maliq, fshatin Skuraj, bashkia Kurbin, Malin e Kakarriqit, bashkia Lezhë, fshatin Gjadër, bashkia Lezhë, fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan dhe fshatin Kus, bashkia Tiranë.
Aktualisht vatrat nuk paraqesin rrezik për zona të banuara.
Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes:
33 vatra zjarri janë shuar gjatë 24 orëve të fundit, nga 39 vatra të raportuara. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile vijojnë të jenë aktive ditën e sotme zjarret në: zonën pyjore Bode, Bashkia Maliq, fshatin Skuraj, bashkia Kurbin, Malin e Kakarriqit, bashkia Lezhë, fshatin Gjadër, bashkia Lezhë, fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan dhe fshatin Kus, bashkia Tiranë. Për shuarjen e plotë edhe të këtyre zjarreve janë duke punuar sot strukturat e pushtetit vendor të mbështetura nga ato në nivel qendror. Aktualisht vatrat nuk paraqesin rrezik për zona të banuara.
Në operacionet e fundit për shuarjen e vatrave morën pjesë rreth 1400 forca operacionale me 75 mjete si dhe helikopteri Cougar.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve të raportojnë në kohë në numrat e emergjencave për cdo problematikë.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të vijojë ndërprerje ndjekjen e situatave dhe do të angazhojë të gjitha kapacitetet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.