Situata pas tërmetit, Brahaj: Duhet të kishte një listë të madhe dorëheqjesh

Arianita Brahja

Drejtoresha e Open Date Albania Aranita Brahaj tha se për situatën e krijuar pas tërmetit askush nuk po mban  përgjegjësi.

Nga studio e emisionit “Tempora”, Brahaj deklaroi se sot duhet të kishte një listë të madhe dorëheqjesh, kryesisht nga njerëz që punojnë në drejtoritë lokale.

Arianita Brahja: Askush nuk po mban përgjegjësi dhe nuk po artikulon. Unë mendoj që duhet të kishim një listë të madhe dorëheqjesh nga njerëz që punojnë në këto drejtoritë lokale që nuk kanë punuar si duhet. Unë po shikoja edhe listën e ndihmave që janë ndarë pas 21 shtatorit. Janë ndarë më shumë se 500 çadra, janë ndarë ushqime, batanije, madje dhe filxhanë termikë. 

Unë dyshoj që kanë qenë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Madje shikoj që disa bashki si Librazhdi kanë marrë ndoshta pak më shumë batanije sesa bashki si Kruja, ku është edhe Thumana, apo Tirana që ka zona në fshat që janë më shumë të dëmtuara. Pra shikoj që askush nuk jep llogari, askush nuk është bërë i ndjeshëm për të kuptuar që askush nuk e ka bërë siç duhet detyrën e tij.

Tempora - Situata pas tërmetit, Brahaj: Duhet të kishte një listë të madhe dorëheqjesh

SHKARKO APP