Situata te Infektivi, gazetari: Çdo 13 minuta vjen një autoambulancë
Situata në spitalet Covid në Tiranë është e rëndë, ku sipas raportimeve tek Infektivi vijnë çdo 13 minuta nga një autoambulancë.
Gazetari i ”news 24” Erjon Skëndaj, thotë se prej orës 11 deri në orën 16:30 kanë mbërritur 26 autoambulanca, pra çdo 13 minuta një autoambulancë.
Siç tha gazetari, rreth mesditës në vetëm 30 minuta, aty rreth orës 13:30, erdhën 7 autoambulanca. Infektivi po punon me një ngarkesë shumë të madhe, pasi aty shkojnë urgjencat e Tiranës dhe të qyteteve të jugut.