Situatë alarmante në Himarë, gazetari: Duhet referendum për vetëvendosje
Gazetari Stavri Marko e cilëson një alarmuese situatën në Himarë, duke thënë se tashmë po kërkohet një referendum për vetëvendosje. Ai komentoi qëndrimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, në burg, Marko tha se është insistimi i kryeministrit Rama ai që mund të cilësohet një autogol në marrëdhënie me ndërkombëtarët.
”Dua të shprehem se Himarën e kanë vizituar dhe po vazhdojnë ta vizitojnë shumë personalitete të institucioneve evropiane duke bërë dhe sondazhe dhe duke pyetur popullin e Himarës, në lidhje jo vetëm për çfarë ata ndjejnë për vetëadministrimin e bashkisë apo për shkak të Belerit i cili ndodhet me pa të drejtë në paraburgim.
Kemi të bëjmë edhe me disa pyetje shumë interesante që na janë drejtuar si banorë të cilat në fund të fundit reflektojnë dyshimin për vazhdimësinë sa i përket pikëpamjeve të Himarës në vazhdimësinë me institucionet e shtetit shqiptar, të cilat po shkojnë drejt një gremine dhe një bote të panjohur marrëdhëniesh”,-tha në ”Euronews Albania”.