Situatë alarmi, 5289 raste të reja nga Covid-i për 7 ditë në Shqipëri

Shqipria është në një situatë ku shifrat e Covid-19 janë në rritje çdo ditë e më shumë. Vetëm nga 22 Gushti deri në 28 janë regjistruar 5289 raste të reja me Covid-19. Afërsisht dyfish më shumë se një javë më parë kur u shënuan 3650 raste të reja me Covid-19.

Numri më i lartë i rasteve të reja u shënua të premten ku u regjistruan 921 infektime. Numri i fataliteteve ka ardhur në rënie, pasi në javën e fundit të Gushtit kanë humbur jetën 13 persona të shtruar në spitalin infektiv Covid 1, nga 16 viktima që u shënuan në javën pararendëse.

Sipas autoriteteve, rritja e numrit të të infektuarve, vjen si rezultat i qarkullimit të variantit “Delta”. Ekspertët rekomandojnë vaksinimin e plotë të popullatës për të ndalur rastet e rënda me Covid dhe fatalitetet.

Shtatori është muaji i hapur për të gjithë personat mbi 18-vjeç që duan të vaksinohen. Për ekspertët ky muaj pritet të jetë vendimtar për mbulesën vaksinale në vend dhe vijimin e shkollave dhe universiteteve.

SHKARKO APP