Situatë alarmuese, pjesëmarrje e ulët në zgjedhje e pjesshme lokale
Si kurrë më parë, një pjesëmarrje e ulët është vënë re në votimet e sotme në 6 bashkitë e vendit. Sipas KQZ-së deri në orën 14:00 pjesëmarrja ka qenë 21.16%.
Në Rrogozhinë, pjesëmarrja deri në mesditë 23.44%. Në Dibër, pjesëmarrja 29.81% deri në mesditë. Në Durrës, pjesëmarrja 17.19% dhe në Lushnjë 27.39 % është pjesëmarrja në votime deri në 14:00.
654,538 votues në Durrës, Shkodër, Dibër, Lushnje, Rrogozhinë e Vorë janë thirrur për të zgjedhur kryetarët e bashkive të tyre që do të kenë një mandat 1-vjeçar.