Situatë e rëndë në Greqi, sërish mbi 100 numri i viktimave në 24 orët e fundit
Në Greqi situata nga pandemia është rënduar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit. Autoritetet greke të shëndetësisë kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 103 persona të prekur me koronavirus.
Alarmante situata paraqitet edhe në spitale, ku aktualisht ndodhen 540 persona në intubim, mosha mesatare e të cilëve është 65 vjeç, 150 janë gra. 81,9% e personave në intubim kanë të paktën një sëmundje tjetër ose janë mbi 70 vjeç.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe 1498 persona.