Situatë e rëndë në qarkun e Elbasanit: fshatrat e thellë izolohen nga bora dhe mungesa e energjisë

Në pjesë të konsiderueshme të qarkut të Elbasanit kanë rënë reshje të dendura dëbore. Disa qytete si Përrenjasi dhe Librazhdi janë të mbuluara me dëborë. Vëmendja gjatë natës është përqëndruar në aksin rrugor Elbasan­Qafthanë. Në Qafthanë trashësia e dëborës arriti në disa centimetra duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Në këtë vend kanë qenë në gatishmëri borëpastruese dhe fuqi punëtore të cilat e kanë mbajtur të hapur aksin rrugor. Njëkohësisht ky segment monitorohet nga policia e cila lejon vetëm qarkullimin e automjeteve të pajisura me zinxhirë. Pra aksi gjatë natës dhe deri tani në oprët e para të mëngjesit është i qarkullueshëm por automjetet duhet të pajisen me zinxhirë edhe për faktin se era e ftohtë ka favorizuar akullin, shkruan infoelbaani. Situatë e rënduar paraqitet në disa fsahtra të thellë malorë të Përrenjasit, Librazhdit Gramshit dhe Elbasanit. Sipas informacioneve, aksi rrugor që lidh Librazhdin me Bulqizën është i bllokuar. Po kështu disa fshatra të thellë malorë si Rrajca, Sopoti, Polisi, Stëbleva, Luniku, Orenja etj janë të bllokuar aktualisht nga dëbora. Probleme ka sjellë dëbora edhe në fshatra të thellë malorë të Gramshit si në Skëndërbegas, Lenie, Poroçan, etj të cilët janë gjithashtu janë të bllokuar nga dëbora. Ndërsa në Elbasan vështirësi ka në njësitë administrative si Zvalinë dhe Labinot Mal.

Nga informacionet e marra rezulton se në mjaft fshatra ka mungesë të energjisë për shkak të këputjes së përcjellsave apo shembjes së shtyllave nga dëbora. Po ashtu vështirësi ka edhe në transportin e mësuesve dhe nxënësve në mjaft shkolla. Në prefekturë është ngritur shtabi i emergjencës që po punon duke anagzhuar gjithë mundësitë për përmirësimin e situatës. Por sic u përmend, gjeografia e motit të keq është mjaft e shpërndarë dhe do të duhet kohë deri në përmirësim të situatës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?