Situatë e rënduar në Gjirokastër, hapet shërbimi i urgjencës për rastet me Covid-19, do trajtojë të sëmurët rëndë

Është hapur sot shërbimi ditor i urgjencës për rastet me koronavirus, në Gjirokastër. Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se një ambient i pajisur me të gjitha aparaturat e nevojshme për rastet Covid u vjen në shërbim ditor rasteve të rënda të të prekurve, të cilët më pas nisen drejt Tiranës.

Parashikimet janë që në rast nevoje ky ambient do të transformohet në repart Covid. Nevoja ka lindur pas shtimit të rasteve me ritme të shpejta në Gjirokastër. Sot një 35-vjeçare nga Lazarati u nis për trajtim të specializuar në Turqi, si pasojë e komplikimeve shëndetësore pas prekjes nga virusi Covid-19.

Mes të prekurve, disa prej të cilëve në kushte të rënduara, ka mjekë, personel shëndetësor, efektivë policie, punonjës administrate, ndërsa dy kopshte, një shkollë dhe 3 fasoneri janë mbyllur vetëm në qytetin e Gjirokastrës.

SHKARKO APP