Situatë e rënduar në Kakavijë: Mbi 10 km radha në pritje, pala greke pezullon punën

Situata në Kakavijë vijon të jetë e rënduar. Me dhjetra emigrantë kanë qëndruar gjithë natën në Kakavijë pasi pikat kufitare me urdhër të palës greke janë të mbyllura gjatë fashës së orarit 22:00-06:00, deri në një njoftim të dytë.

Ora 11:43 – Pala greke pezullon punën

Pala greke ka pezulluar punën në doganën e Kakavijës. Shkak është bërë lodhja nga fluksi i lartë i emigrantëve shqiptarë që duan të hyjnë në shtetin grek.

Ora News - Vijon situata e rënduar në Kakavijë: Mbi 10 km radha në pritje, pala greke pezullon punën

Ora 09:40 – Rradha në Kakavijë mbi 10 km, qytetarët kaluan natën jashtë

Ndërkohë që çdo qytetar duhet të bëjë më parë tamponin përpara se të kalojë në anën tjetër të kufirit. Radha ka shkuar mbi 10 km në Kakavijë.

Pala greke sipas burimeve punon me 1 dhe shumë rrallë shton nje sportel te dyte ,po ashtu edhe kryerja e testit ka shkaktuar gjithe këtë ngarkesë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Gjithashtu, duke nisur nga data 16 gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet pikave të Kalimit të kufirit Kakavije dhe të kufirit Kapshticë, do të karatinohen për 7 ditë.

SHKARKO APP