Situatë e rënduar në Kamëz/Policit i bie të fikët, qytetarët turren ta shpëtojnë

Teksa është tensionuar situata mes policisë dhe protestuesve në Kamëz, policia hodhi një lloj solucioni për të shpërndarë protestuesit, i cili dyshohet të jetë gaz lotsjellës.

Mirëpo, siç mësohet paraprakisht, si pasojë e solucionit që është hedhur, një prej policëve shtë ndier keq.

Ai ka humbur ndjenjat ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i banorëve të Kamzës, protestues të opozitës, të cilët janë afruar për t’i dhënë ndihmën e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët kanë marrë në krahë policin që humbi ndjenja dhe e hipën atë në një makinë të rastit, për ta transportuar në spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ato momente, qytetarët dëgjohen të thonë:

Mbaji kokën. Kujdes kokën dhe shpatullat. Fute me kujdes në makinë!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?