Situatë e vështirë edhe në shkolla/ 4 mësues në Korçë rezultojnë pozitivë

Vijojnë rastet pozitive me Covid-19 në shkollat e vendit.

Siç raporton gazetarja e RTV Ora, 4 raste mësuesish, të konfirmuar me Coronavirus janë regjistruar në Korçë, Bilisht dhe Ersekë.

Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh punonjës në dy shkolla 9 vjeçare në qytetin e Korçës.

Ndërkohë kanë rezultuar pozitive dhe 2 mësuese në një shkollë 9 vjeçare në Ersekë dhe në Bilisht.

Po sot, në Përmet u mbyll gjimnazi “Sami Frashëri” pasi 5 mësues rezultuan pozitivë me Covid-19. /OraNews

SHKARKO APP