Situatë kaotike në autostradën Tiranë-Durrës, radhë kilometrike makinash

Radhë të gjata makinash. Kjo është pamja që ofrohet këtë pasdite në autostradën Tiranë-Durrës. Pasditja e së premtes shënon fillimin e fundjavës dhe shumë banorë të kryeqytetit, veriut të vendit dhe nga Kosova kanë zgjedhur të pushojnë në plazhet e Adriatikut e Jonit. Kjo situatë është thuajse e përjavshme gjatë stinës së verës në vendin tonë, ku krahas trafikut në qytet, nuk mungon edhe në autostradë, sikurse rasti i mbrëmjes së sotme.

SHKARKO APP