Situatë kaotike në Kakavijë, qytetarët të irrituar. Në rrugë fëmijë e të moshuar, nuk kanë as ujë
Një situatë kaotike dhe absurde. Kështu paraqitet situata në doganën e Kakavijës mëngjesin e sotëm.
“Radhët e gjata në Kakavijë vijojnë, dëshmitarët thonë se është rritur tensioni dhe po shfaqen konfliktet e para. Autobusët dhe taksistët po i lënë pasagjerët larg pikës kufitare dhe ata kanë lëvizur më këmbë. Kjo gjë ka shkaktuar indinjatë mes shoferëve dhe pasagjerëve. Policia është e pranishme por nuk ka sqarime.
Formularët të cilët pasagjerët duhet të paraqesin në pikën kufitare skadojnë dhe duhen formularët e rinj.
Është një situatë absurde, ndodhen familje, me fëmijë, të moshuar, nuk ka as ujë, as pika shitjeje. Situata është e njohur për palën greke por asnjë reagim dhe as ndonjë ndërhyrje nga pala shqiptare”, raportoi gazetarja e News24.