Situatë kritike në Infektiv, ja sa pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë: Edhe mosha të reja

Për ditë e më serioze bëhet situata ne spitalin Infektiv ne Tirane, ku te shtruar ne gjendje kritike jane edhe mosha te reja.

Ministria e Shendetesise beri me dije sot se “Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja”.

Referuar shifrave me te fundit nga pavijoni ku po luftohet per jeten, mesohet se “Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton bizneset se duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve.

I drejtohemi me një lutje të gjithë qytetarëve: Tregohuni të kujdesshëm, respektoni distancimin fizik, higjienën personale.

Mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura është e domosdoshme.
Mbani maskën kudo ku nuk mund të ruani distancën fizike, për të mbrojtur veten dhe të tjerët, për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Izolohuni nëse keni shenja të sëmundjes dhe telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.
Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

SHKARKO APP