Situatë mjaft problematike në qarkun e Dibrës, Bypass-i i Murrizit vijon i bllokuar

Vijon të mbetet e njëjtë situata në Qarkun e Dibrës. Në orët e para të mëngjesit intensiteti i reshjeve të borës është dobësuar.

Trashësia në qytetin e Peshkopisë kalon 35 cm, ndërsa në zonat e thella arrin në 70 cm.

Ndërprerja e reshjeve u ka dhënë mundësi kompanive kontraktore të avancojnë me hapjen dhe kriposjen e rrugëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vijon të mbetet i mbyllur bypass-i i Murrizit, janë 3 mjete borëpastruese që po punojnë për hapjen dhe kriposjen, me gjasë për tu hapur në orët e mesditës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aksi Peshkopi-Tiranë është i kalueshëm, ndërsa në aksin Peshkopi-Kukës kalimi bëhet pjesërisht me zinxhirë, ka probleme në Vasie për shkak të erës së fortë. Po ashtu edhe aksi Peshkopi-Librazhd është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.

Janë pastruar rrugët e qyteteve dhe disa njësive administrative më të afërta. Mbeten ende pa komunikim Lura, disa fshatra të Kalasë së Dodës, Selishta në Dibër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?