Sizmiologu Ormeni: Tërmeti i sotëm nuk ka rrezik, vazhdim i pasgoditjeve
Tërmeti i sotëm i orës 17:03, me një magnitudë 4.3 i shkallës riheter është në kuadër të tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.
Në një lidhje telefonike për Ora News, sizmilogu Rapo Ormeni qetësoi qytetarët duke thënë se ky tërmet i sotëm nuk ka asnjë rrezik për qytetarët.
Rrapo Ormeni: Ishte në turin e pasgoditjeve pas të 26 nëntorit, që ishte një tërmeti i fortë dhe pasgoditjet vazhdojnë për disa muaj, ku mes pasgoditjeve do të ketë siç është kjo me magnitua 4.3. Janë curi normale dhe nuk përbëjnë problem dhe nuk shkaktojnë dëmtime as në zonën epicentrale aq më tepër në periferi. Është vazhdimi i lëkundjeve që vendi ka përjetuar sepse epiqendra ishte në Durrës. Është në zonën ku kanë ndodhur të gjithë goditjet e tjera.
Lëkundjet tha sizmiologu do të vazhdojnë derisa të vendoset ekuilibrat