Sizmiologu: Pasgoditjet mund të zgjasin disa ditë, por nuk duhet të frikësohemi

Shqipëria ndodhet nën goditjen e vazhdueshme të tërmeteve, ku lëkundjet më të forta janë ndier mbrëmjen e së dielës. Forca e tërmetit të një nate më parë ka qenë 4.7, dhe që është shoqëruar edhe me disa pasgoditje që janë të forcës 3.9, 3.7 dhe 3.4.

Sizmiologu Rrapo Ormeni, ka shpjeguar këtë fenomen që po ndodh aktualisht në vendin tonë. Ormeni tha se të gjitha pasgoditjet janë më të ulta se tërmeti i një nate më parë.

Ai qetësoi qytetarët duke theksuar se lëkundjet do të vazhdsojnë të ndihen por pa ndonjë rrezik. Sipas tij ky fenomen mund të zgjasë disa ditë deri sa pllakat tektonike të qetësohen.

SHKARKO APP