Sizmologu: Aktiviteti sizmik në rënie, tërmeti po e humb fuqinë goditëse

Sizmologu i IGJEUM, Rexhep Koçi, thotë se tërmeti u shoqërua nga një numër i konsiderueshëm pasgoditjesh, të cilat kanë qenë më të lehta çka provon rënien e aktivitetit sizmik gjatë ditës.

”Deri në orën 15:00 të ditës së sotme janë regjistruar 250 pasgoditje me magnitudë nën 5 të shkallës Rihter. Ne vazhdojmë të ndjekim situatën. Jemi duke monitoruar çdo moment, por trendi tregon që tërmeti është duke ulur fuqinë goditëse”.

Ai deklaron se nuk ka vend për panik pasi pavarësisht momenteve me ndonjë impuls më të lartë, lëkundjet sizmike pas tërmetit të parë kanë qenë të gjithë poshtë magnitudës 5 Rihter. ”Nga tërmeti i 21 shtatorit aktiviteti sizmik në vendin ka qenë shumë aktiv, por sot ai u rigjenerua përsëri duke regjistruar këtë ngjarje kryesore”.

Ai gjithashtu deklaron se tërmetet nuk mund të parashikohen por pas goditjes kryesore lëkundjet e mëvonshme nuk do të jenë aq të forta. ”Shpresojmë që të mos jenë me impakt dhe me ndjeshmëri të lartë”.

SHKARKO APP