Sizmologu finlandez ka një këshillë për shqiptarët
Tërmetet nuk mund te parashikohen, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë sizmologu finlandez, Toni Veikkolainen.
Ai thotë se Shqipëria është shumë pranë kufirit të pllakave tektonike, ndaj është zonë e prirur për tërmete. Sizmologu nga Universiteti i Helsinkit thotë se vendi është shumë pranë kufirit të pllakave tektonike mes Euroazisë dhe Adriatikut. Pas lëkundjet, sipas tij mund të zgjasin për disa ditë ndërkohë që dridhjet që pasojnë tërmetin e parë mund të jenë edhe të manitudave të larta. Tërmeti në Shqipëri ishte 6.4 ndërsa dridhjet që kanë pasuar kanë arritur edhe të kalojnë mangnitudën 5.
Veikkolainen thotë se edhe vendet e tjera të Ballkanit janë të rrezikuara, përfshirë këtu Greqinë ku pati edhe një tërmet pranë ishullit të Kretës me mangnitudë 6 por që ndryshe nga ai në Shqipëri e kishte epiqendrën më në thellësi. Tërmeti i Shqipërisë, thotë eksperti finlandez, ishte i cekët dhe kjo ka bërë që të shkaktojë më shumë dëme. Vendet në jug të Ballkanit, si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Greqia dhe sigurisht, Turqia në lindje janë të rrezikuara jo pak. Italia është po ashtu. Të rrezikuara janë edhe Spanja dhe Portugalia. Evropa qendrore dhe ajo veriore janë më stabile në aspektin sizmologjik.