Sizmologu Llambro Duni: Pasgoditjet do të vijojnë, trend normal

Sizmologu Llambro Duni qetëson shqiptarët që ende vijojnë të dridhen edhe në kushte normale të frikësuar nga lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit që pas 26 nëntorit.

Në një lidhje telefonike për News24, duke iu referuar disa lëkundjeve që janë regjistruar përgjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës, më e forta me magnitudë 4, sipas IGJEUM, tha se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe se është nëj trend normal.

“Nuk ka asgjë për të shqetësuar. Është një trend normal në rastin e tërmeteve të tillë. Pas goditjet do të vazhdojnë, ndjekin një trend zbritës por mund të ketë dhe të tilla që mund të ndihen, të kësaj madhësie që perceptohen”, u shpreh ai.

Duni këshilloi që qytetarët t’i referohen të dhënave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit, pasi në rastin e lëkundjes më të fortë gjatë natës ka të dhëna kontradiktore nga IGJEUM dhe EMSC.

“Ky tërmet ka pasur madhësinë 4 sipas nesh, 4.5 është sipas një tipi tjetër magnitude. Numri i këtyre pasgoditjeve vazhdon dhe kjo mund të vazhdojë për një farë kohe. Është e vështirë të them kohën por mund të kërkojë 1,2 por edhe 3 muaj”, deklaroi Duni.

Sizmologu Llambro Duni qetëson shqiptarët: Pasgoditjet do të vijojnë, trend normal

SHKARKO APP