Sizmologu Rrapo Ormëni: Gjermania ka qendrën më të fuqishme sizmike

Tërmeti i ditës së martë ka rikthyer frikën te shqiptarët.

Kur kanë kaluar pothuajse 2 muaj nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit, lëkundjes e së martës kanë rikthyer frikën dhe temën e tërmetit sërish mes shqiptarëve.

Një temë e tillë është diskutuar edhe në emisionin “360gradë” nga Artur Zheji, në RTV Ora, ku ka qenë i ftuar edhe sizmologu Rrapo Ormëni.

Ormeni është shprehur se Gjermania, edhe pse nuk është një vend ku bien tërmete të forta, ka qenë vendi i parë që ka ngritur qendrën më të fuqishme për tërmetet si dhe stacionin e parë sizmologjik.

Ormëni: Për shembull Gjermania, vendet në brendësi të Evropës, nuk kanë tërmete, ose kanë tërmete shumë të vogla, por Gjermania ngriti rrjetin ose stacionin e parë sizmologjik. Gjermania sot ka qendrën më të fuqishme sizmologjike që i studion, se është shtet i fuqishëm. 

SHKARKO APP