Sjellja e policëve te “5 Maji”, Nano: Masa nëse verifikohen shkelje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano thotë se nëse do të verifikohen shkelje të forcave të rendit sot në aksionin e shembjes së banesave në lagjen “5 Maji” në Tiranë, do të merren masa administrative.

“Sot policia e shtetit ka qenë në mbështetje të një pune që po zhvillonte IKMT në Tiranë. Në dijeninë time deri më tani, edhe në qëndrimet e institucioneve të tjera nuk ka pasur ndonjë ankesë.

Kjo që ju po thoni do të verifikohen dhe nëse do të ketë shkelje në procedurat standardet të policisë së shtetit atëherë do të merren masat administrative”, deklaroi Nano.

SHKARKO APP