Sjellja e ushtrisë nëpër lagjet e Tiranës
Mesazhet sensibilizuese për distancë janë kthyer tashmë në pjesë të rutinës të Forcave të Armatosura. Situata e pandemisë nga Covid-19 është cilësuar si sfida më e madhe e njerëzimit pas luftës së dytë botërore dhe si lufta ndaj armikut të padukshëm. Kur përmendet fjala luftë nuk mund të anashkalohet ushtria e stërvitur për të luftuar me një lloj armiku. Çdo të thotë të luftosh me një armik të padukshëm? Ne jemi këtu me majorin Bledar Mesi që do na shpjegojë këtë luftë. Së pari, këto sirena janë mesazhi i distancës. Veç patrullimeve dhe në periferi ushtria ju është bashkuar 70 postoblloqeve policore në të gjithë vendin, të ngritura enkas që prej ditës kur vendi u fut në karantinë.