Sjellja e Yuri Kim me Berishën, Bushati: Do e kishte zili edhe diktatura e Enver Hoxhës

Për sjelljen e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe mbështetësve të tij, analisti Andi Bushati thotë se do e kishte zili edhe diktatura e Enver Hoxhës.

Në një intervistë për ”Euronews Albania”, Bushati e cilësi idiotesk, diskurin e Yuri Kim në lidhje me shpalljen ”non-grata” të kryedemokratit Sali Berisha, që sipas tij është përdorur nga qeveria.

”Yuri Kim ka kaluar në një pikë që do ta kishte zili edhe diktatura e Enver Hoxhës. Unë nuk jam mbështetës i Berishës dhe nuk më lidh asgjë me të. Të quash mëkat ose në të kundërt trimëri e madhe, se takove një mbështetës të Sali Berishës, është gjëja më normale në botë.

Janë njerëz të zgjedhur nga populli, vetëm diskuri idiotesk i ambasadores amerikane, na ka bërë që të shohim dhe pastaj fryrë nga Rama dhe Taulant Balla, na ka kaluar në këtë pikën, s’takohemi ne me ”non-gratat”, nuk i njohim këta ”non-gratat”. Është gjëja më normale në botë”, theksoi analisti.

SHKARKO APP