”S’jemi dele”, zbardhen debatet. Këshilli Kombëtar i PD miraton ndryshimet. Bardhi nënkryetar dhe grupi i tij…
Pas tre orësh debate, Kryesia e Partisë Demokratike e Rithemelimit vendosi të kalojë për miratim në Këshillin Kombëtar ndryshimet në statut që i hapin rrugën Gazment Bardhit dhe mbështetësve të tij për t’u bërë pjesë e strukturave.
Duke qenë se propozimet për ndryshime në statut janë bërë nga Berisha, Kryesia vendosi që t’ia kalojë drejtpërdrejt Këshillit Kombëtar për të vendosur ndryshimet. Kryesia ka vendosur që këto ndryshime statutore të jenë tranzitore. Më pas edhe në Këshillin Kombëtar janë miratuar këto ndryshime, ku vetëm 6 vota janë kundër.
Tashmë Gazment Bardhi është nënkryetar i PD-së dhe grupi i tij do të bëhet pjesë e Kryesisë. Po ashtu nënkryetar i katër është edhe Agron Gjekmarkaj.
Edi Paloka-Këshilli Kombëtar ka të drejtën të marrë vendime për ndryshimet statutore.
Këto ndryshime janë domosdoshmëri për bashkimin e PD. Efekti bashkimit është ka ndikim të madh jo vetëm tek anëtarësia por edhe te qytetarët. Sot propozojmë ndryshimin statutor që u diskutua dhe në kryesi. U arrit mirëkuptimi për formulimin. Ky ndryshim është konsultuar edhe me kryetarin Berisha.
Endira Bushati-Ne nuk jemi dele që ta marrim vesh rendin nga media. Ju thatë me propozim të Kryesisë, bëjeni transparente vendimarrjen, opinionet pro ose kundër.
Adriana Kalaja-Me vendim të kryesisë bëhen ndryshimet statutore.
Flamur Noka-Kryesia e PD e mbledhur para 1 jave, shqyrtoi vakumin institucional në 19 degë që kandiduan për zgjedhjet vendore. Kemi 19 kryetarë të komanduar të cilëve ju ka përfunduar afati i komandimit. Ky proces vjen pas bashkimit tonë që ka dhënë impakt pozitiv tek anëtarësia.