“S’ka arsye për panik”, Vasili: Situata lidhur me koronavirusin vazhdon të tregojë një prevalencë shumë të ulët në Ballkan

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, mbi përhapjen e koronavirusit.

Vasili shprehet se ky virus ka një prevalencë të ulët në Ballkan dhe se nuk ka arsye për panik dhe konfuzion.

Postimi i plotë i Vasilit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata lidhur me coronavirusin vazhdon të tregojë një prevalencë shumë të ulët në Ballkan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, Bullgaria, Turqia dhe Serbia nuk kane asnjë rast me coronavirus.

I gjithë Ballkani ka deri më tani një numër shumë të ulët dhe vetëm 24 raste.

Vigjilenca sanitare dhe masat maksimale parandaluese duhet të vazhdojnë pa asnjë tolerim.

Arsye për panik dhe konfuzion nuk ka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?