“S’ka buxhet për Thumanë-Kashar”, Spiropali: Opozitarët gabuan

Ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali ka dalë sot para mediave pas marrjes së detyrës së re, ndërkohë që ka folur edhe për anulimin e koncesionit për aksin Thumanë-Kashar.

Ajo i quajti qesharake deklaratat e opozitës se nuk kishte buxhet për këtë rrugë dhe se qeveria mashtroi studentët kur tha se financimet do kalonin për ta.

“Dua të flas dhe për reagimin e opozitës ndaj deklaratës së ministres Balluku për rrugën Thumanë-Kashar. U thanë gjatë ditës së djeshme por dhe sot shumë të pavërteta dhe madje u ekspozua dhe një tabelë ku u dëshmua se në buxhetin e 2019 nuk ka fonde për këtë aks. Keqardhje për këtë akt të ulët të politikës. Por sa mirë na jepet mundësia për të shpjeguar këtë mekanizëm që ka një deformim të qëllimshëm për të pavërteta që hidhen për konsum në opinionin pulbik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rruga e Arbrit figuronte si rrugë që nuk ka buxhet, ndërkohë deri sot Rruga e Arbrit është ndërtuar me fonde të kompanisë, këtë vit nis të kontribuojë qeveria. Ky është mekanizmi i PPP, ndaj PPP-të nuk janë krime. Procedura Thumanë-Kashar ishte në fazën finale dhe do niste puna e subjektit privat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po rruga Milot-Balldren është në tabelë? Jo. Po rruga Orikum-Llogara. Gjithashtu nuk ka fonde të përcaktuara në buxhetin e 2019. Këto dy rrugë do nisin të ndërtohen shumë shpejt sepse procedurat janë duke përfunduar dhe do ndërtohen me masën e përcaktuar 100% nga kompania, ndërsa shtetit do ketë kontributet e veta sipas kalendarit të përcaktuar”, deklaroi Spiropali.

Ajo theksoi se opozitarët tanë gabuan rëndë kur thanë se rruga nuk ka asnjë lek. “Është për të qeshur dhe për qarë. Të gjitha këto rrugë do jenë realitete që do iu shërbejnë qytetarëve. Nga dje procedura Thumanë-Kashar është anuluar dhe hapësira fiskale e qeverisë do i kalojë kampusit. Ne themi atë që bëjmë dhe padiskutim bëjmë atë që themi. Kjo qeveri është edhe fryt i protestës së studentëve dhe padyshim do bëjë për studentët më shuëm se sa është bërë në gjithë këto vite së bashku”, deklaroi ministrja Spiropali.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?