”S’ka çelje negociatash”, media maqedonase zbulon dokumentin
Në 16 qershor, Këshilli Europian do të vendosë për çelje ose jo të negociatave me Shqipërinë. Nëse qeveria thotë se do të marrë dritën jeshile, mediat në maqedoni tregojnë të kundërtën. Një dokument, ende jo zyrtar po qarkullon në zyrat e Komisionit Europian në Bruksel, që nuk i jep aspak shpresë Shqipërisë.
”Makfax”, agjencia maqedonase e lajmeve, duke iu referuar burimeve të veta në Bruksel ka zbuluar dokumentin, sipas të cilit, disa vende të BE-së kanë vendosur një bllok në fillim të negociatave të pranimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Shënimet në dokument, me përjashtim të Maqedonisë, vlejnë edhe për Shqipërinë. Sipas ”Makfax” prapa dokumentit negativ, nuk janë të gjitha shtetet anëtare të BE dhe dokumenti qarkullon midis atyre që janë kundër fillimit të negociatave në qershor.
Sërish sipas këtij drafti, reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar cilësohen si me progres të vogël, çka sipas tyre negociatat duhet të çelen pranverën e 2019. Një argument tjetër i tyre është që Bashkimi Europian duhet të bëhet më i fortë, e pastaj më i madh.


KOHA JONË SONDAZH

