“S’ka Covid-19″/Kosova hap kufirin me Shqipërinë
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim që të rihapet kufiri me Shqipërinë dhe heqjen e masave të lëvizjes për qytetarët e Kosovës. Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do të vetizolohen, porse për ta do të ketë kontrolle të detajuara mjekësore.
“Ministria e Shëndetësisë së bashku me IKSHP-në ka konstatuar situatë të qëndrueshme por me rritje të lehtë të rasteve me Covid-19. Duhet ta kemi të qartë se virusi është ende aktiv”. Ai ka shtuar se pas analizës së bërë IKSHPK-ja ka rekomanduar ndryshim të masave shtesë.
Po ashtu, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka propozuar që të fillohen konsultimet për hapjen e fluturimeve. “Në këtë pjesë, mendoj se edhe hapja e fluturimeve është mjaftë e rëndësishme. Prandaj me lejen e juaj do të kisha filluar konsultimet me Autoritetin e Aviacionit Civil me MSH-në dhe kompanitë ajrore që të rifillojnë fluturimet duke zbatuar masat ndaj Covid-19 në mënyrë që të marrim një miratim”. Veç kësaj, nga dita e hënë largohen të gjitha masat tjera të vendosura më parë, duke përfshirë lirinë e qarkullimit dhe rikthimi në normalitet.