S’ka datë për nisjen e Universitetit, mbetet në dorë të Covid-19

Viti i ri akademik fillon në nëntor, por ende nuk ka një datë të përcaktuar dhe as vendim për mënyrën si do të zhvillohet mësimi në kushtet e pandemisë.

Universiteti i Tiranës, i cili ka numrin më të madh të studentëve dhe stafit akademik, ka planifikuar që leksionet të zhvillohen online, ndërsa seminaret dhe laboratorët në grupe të vogla në auditore.

Aktualisht në Universitetin e Tiranës nuk ka staf të prekur nga Covid-19 por ka raste të dyshuara të cilët janë vetëizoluar.

Drejtësia dhe Ekonomia janë degët më të kërkuara në Universitetin e Tiranës dhe kuotat bosh në raundin e dytë janë të pakëta. Rektori Hoxha deklaron se nuk do të ketë rritje të tarifës së shkollimit, por një ulje prej 5 mijë lekësh në pagesën e regjistrimit vetëm për ciklin Master.

SHKARKO APP