S’ka falje, 105 mijë gjobat për maskat do t’i paguani

Nëse pas tetorit të 2020 jeni gjobitur për mosmbajtje të maskës në rrugë, mos u habisni kur ta shihni gjobën të shtuar në faturën e energjisë elektrike një vit më pas. Juristit Ledio Braho, gjoba i erdhi 3 muaj më pas. Çështjen e fitoi në Gjykatë Administrative, por megjithatë gjoba nuk u hoq nga fatura e dritave.

“Edhe pse policia e shtetit ishte palë në gjykim nuk e kishte përcjellë vendimin e gjykatës tek OSHEE. Duke vënë në ekzekutim nëpërmjet shërbimit përmbarimor u hoq edhe nga sistemi i OSHEE, u krye edhe veprimi nga policia e shtetit”, tregon juristi.

Paçka se prej majit të këtij viti nuk është më e detyrueshme mbajtja e maskës në ambientet e jashtme, policia bashkiake dhe ajo e shtetit kanë dërguan në OSHEE për vjelje rreth 105 mijë gjoba.

Me një seri gjyqesh në Gjykatë Administrative kundër këtyre gjobave, mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë amnisti të tretë.

SHKARKO APP