S’ka kaluar ende vetingun, kush është gjyqtari që dënoi sot Lulzim Bashën

Gerd Hoxha, Kryetari i Unionit të Gjyqtarëve mori sot vendimin për të dënuar liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Gjyqtari Hoxha ka vendosur sot që kreu i opozitës të dënohet me 50 mijë lekë gjobë, dhe e ka shpallur atë fajtor për akuzën e shpifjes.

Gerd Hoxha mësohet se ende nuk e ka kaluar procesin e vetingut.  Gjyqtari ka realizuar vetëm procesin e seancës dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërkohë që vendimi për të nuk është marrë ende.

Denoncimi

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha ishte i pari që denoncoi në Parlament, kapjen e 3.4 milion eurove të fshehura në dy makina Toyota Yaris, në Portin e Durrësit në verën e 2018-ës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe për këtë ai ka akuzuar Taulant Ballën se ishte porositësi i kësaj ngarkese.

gerdi-hoxha-c1200x600-620x330gerd-hoxha-gjyqtar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?