S’ka komision hetimor për rrugët e shembura dhe AKSHI-n, PD: Po pengojnë Integrimin. PS: Kërkesat jo serioze

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas rrëzimit të dy kërkesave të opozitës në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve nga ana e mazhorancës. Duke iu drejtuar kreut të Kuvendit, vetë Bardhi tha se kërkesat e opozitës rrëzohet nga urrejtja politike dhe ky nuk quhet parlamentarizëm. Konferenca e Kryetarëve përfundoi pa një dakordësi mes palëve. Partia Socialiste rrëzoi dy kërkesat e ardhura nga opozita, për ngritjen e komisioneve hetimore për rrugët e shembura si dhe për institucionin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

”Me një vendim antikushtetues, mazhoranca vendosi të rrëzojë dy kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore. Kjo është kërkesa e pestë për ngritjen e një komisioni hetimor që mazhoranca, me votë politike, pengon opozitën ta realizojë si pjesë e kontrollit parlamentar. Është mocioni i shtatë me debat që rrëzohet. Mazhoranca po bën gjithçka për të vonuar procesin e integrimit.

Ne kërkonim të verifikonim procedurat e ndjekura nga ARRSH dhe Ministria e Infrastrukturës për infrastrukturën rrugore në vend. Pavarësisht se shpenzohen miliona euro çdo vit, me shiun dhe erën e parë rrugët shkatërrohen. Parlamenti ka një rol për të mbikëqyrur dhe kontrolluar këto procedura, si dhe për të rekomanduar masa për përmirësim, në mënyrë që situata të tilla të mos përsëriten.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është rast unik në botë që një institucion publik të konsiderohet si grup kriminal. A duhet të reagojë Kuvendi për një institucion që përfaqëson interesat e shqiptarëve? Nuk mund të pranojmë institucione që veprojnë si grup i strukturuar kriminal. Integrimi pengohet nëse institucione si Kuvendi bëhen jofunksionale dhe shndërrohen në fasadë të qeverisë”, tha Bardhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një dalje për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas rrëzimit të dy kërkesave të opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore për çështjen e ARRSH-së dhe të AKSHI-t. Ai tha se kërkesat nuk ishin serioze, ndërsa ironizoi se nëse kundërshtarët duan ekspertizë, mazhoranca do ia mundësonte.

”Kërkesa duhet të fokusohet në një çështje të veçantë. Kujtoj këtu një çështje të Gjykatës së 23 viteve më parë, ku një çështje nuk duhet të jetë ekspeditë Kërkesa e parë që u shqyrtua në rend dite ishte kërkesë që sipas një kolegeje të opozitës tha; do të hetohet dhe nëna natyrë, se ka sjellë shumë shi. Kjo ishte shaka se dhe e sqaroi. Nuk kishte një çështje specifike. Çfarë do të hetojnë? Mënyrën e prokurimit?! Duam të hetojmë mënyrën e supervizimit? Hajde e bëjmë, por s’mund të vish dhe të thuash; ka ndodhur kjo, ajo. Jemi të gatshëm që të ofrojmë ekspertizën. Dhe ju si gazetarë jeni bërë ekspertë. Nuk duhet të ndërhyhet në kompetencat e gjyqësorit, kur këto hetime po kryhen nga pushteti gjyqësor. Jemi në kushtet dhe me dëshirën më të mirë, që të vijojmë. Dëshira jonë për të miratuar çdo kërkesë që vjen nga opozita, është e palimituar. Por duhet të vinë në formën e mirë. Duhet të kemi dëshirë për të diskutuar përmbajtjen që të shkojmë në një tekst të përbashkë”, tha Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?