S’ka konsensus për reformën zgjedhore

Partitë parlamentare kanë edhe një muaj afat për të përfunduar reformën zgjedhore.

Ambasadori i BE-së në Tiranë shprehet se forcat politike kanë në tryezë paketën e propozuar për ndryshime në kod.

Por edhe pse jemi 5 muaj larg zhvillimit të zgjedhjeve vendore sërish partitë kryesore qëndrojnë në mendime të kundërta. Mazhoranca i shtrin dorën pakicës që të ulen në diskutime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hysi: Nuk diskutohet që reformat duhet të vazhdojnë. Kjo është ftesa që po i bëj opozitës, sepse janë reforma që kërkojnë 84 vota. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Por opozita kërkon një qeveri të përkohshme si garanci për zgjedhjet.

Spaho: Të kemi një qeveri tranzitore, objektivi i të cilës të jetë të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

Gjosha: Palët janë më të polarizuara se kurrë. Unë i friksohem kësaj pjese dhe do dëshiroja që ky ngërç të zgjidhej me një qeveri teknike.

Në propozimet e palëve parashikohen qendra pilot për votimin elektronik dhe votimi i emigrantëve. Sa për administrimin e zgjedhjeve, kodi parashikon ngritjen e një organi të ri si Njësia e Administrimit të Zgjedhjeve që përbëhet nga 6 anëtarë dhe 2 sekretarë që emërohen nga KQZ e cila do të jetë e depolitizuar.

Kontrolli financiar, kufizimi i shpenzimeve dhe reklamave janë disa nga pikat e tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?