S’ka marrëveshje, naftëtarët e Ballshit nisin grevën e urisë
Mes kompanisë dhe punonjësve të uzinës së Ballshit nuk ka marrëveshje. Punonjësit futen kështu në grevë urie, duke përkrahur edhe punonjësit e Poçemit. Një grup përfaqësues nga punonjësit zhvilluan një takim në orën 14.00 në Fier me kompaninë administruese të uzinës (Allumi). Ato paralajmëruan se nëse sot nuk do marrin pagat e prapambetura deri në orën 14:30, do futen në grevë urie. Në takim është thënë se mund të nënshkruajnë kontrata të reja pune nga një marsi por pa njohur borxhet e prapambetura. Punëtorët nisin grevën e urisë në mjediset e qendrës shëndetësore që ndodhet pranë uzinës.