S’ka mësim në Korçë, pa ngrohje 28 shkolla në Kamëz
Në juglindje ulja e temperatureve drastike deri në minus 10 gradë, ka bërë që Drejtoria e Arsimit të vendosë për reduktim të orëve të mësimit në qytetin e Korçës, kurse në zonat e thella mësimi është pezulluar. Pavarësisht temperaturave të ulta emergjenca të banorëve nuk ka patur. Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Në aksin Boboshticë-Dardhë kalohet me zinxhirë vetëm në segmentin fundor të rrugës. Ndërsa në Bashkinë e Kamzës janë 29 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme. Prej 5 vitesh Zyra Arsimore Kamëz, raporton pranë Ministrisë së Arsimit se rrjeti elektrik është i dobët dhe nuk mban ngarkesë e për rrjedhojë në shkolla mungon ngrohja.
KOHA JONË SONDAZH

