”S’ka normalitet në Parlament”, Ervin Salianji për seancën e nesërme: Protestë dhe revoltë

Deputeti i PD-së Berishës, Ervin Salianji thotë se as seanca e nesërme plenare në Kuvendin e Shqipërisë nuk do të zhvillohet. Për të skenat e reagimit opozitar janë të detyruara nga arroganca e qeverisë dhe ato do të vijojnë deri në momentin që do të pranohen 3 kërkesat e opozitës.

“Skenat në Kuvend janë reagim për atë që Rama e ka kthyer parlamentin si një çiflig. Nuk do të ketë normalitet, por protestë, revoltë dhe seancën e nesërme. Në këtë Republikë kur shkon në vendin e punës, je i detyruar që për të hyrë në zyrën e deputetit ke një juntë ushtarake dhe për këtë arsye duhet të gjejmë një formë për të hyrë në godinë.

Nuk është një akt që e bëjmë me qejf. Qytetarët po përballen me dhunën e përditshme të kësaj qeverie, ne nuk e kemi zgjedhur me qejf këtë rrugë. Jemi në kushtet e një reagimi që për të marrë pjesë në mbledhjet e grupit bëjmë këto cirqe. Kishte 300 deputetë rreth e rrotull që ndiqnin deputetët nga pas”, tha Salianji në ”A2cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?